INDI - Një nënë në Indi ka lindur një foshnje, por me dy kokë. Mjekët e mbajnë atë nën kujdesin intensiv, por shqetësohen se foshnja nuk mund të mbijetojë dhe për shumë ditë.
Në fakt, dy binjaket patën komplikacione dhe lindi një vajzë me dy kokë. Vajza me dy kokë ka një trup, që do të thotë se shumica e organeve vitale janë të përbashkëta.
E ëma e foshnjes, Urmila Sharma nuk kishte mundësi financiare për të përballuar ultratingujt gjatë shtatzanisë, kështu që nuk e kishte vënë re se foshnjat nuk ishin ndarë plotësisht.
"Prindërit janë shumë të pikëlluar dhe ne po i ndihmojmë me aq sa mundemi. Tani fëmija lindi dhe ne do të bëjmë çmos për ta mbajtur gjallë. Pasi gjendja e foshnjes të jetë më e qëndrueshme, shpresojmë ta operojmë", thanë mjekët.
Mundësia për të operuar dy binjaket është shumë e vogël, pasi ato ndajnë të njëjtin trup.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com