Indi, nusja martohet me veshje mbrojtëse nga COVID jo me Sare tradicional

Indi, nusja martohet me veshje mbrojtëse nga COVID jo me Sare tradicional

Një ceremoni ndryshe nga çfarë e kishin ëndërruar, një çift indian i kanë thënë njëri-tjetri po në prani të disa pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe personelit të spitalit, në repartin COVID-19. Por në vend të një sare dasme, nusja u vesh me veshje mbrojtëse nga COVID-19. Ndërkohë, dhëndri kishte një këmishë të thjeshtë blu dhe mundu të bardhë.

Çifti lidhën nyjën dhe shkëmbyen kurorat dhe familja organizoi një festë për të gjithë pacientët me COVID-19 dhe stafin në pavion, ku u zhvillua dasma.

Çifti është identifikuar si Sarath Mon S dhe Abhirami, dasma e të cilëve ishte caktuar për më 25 Prill. Një muaj më parë, Sarath ishte kthyer nga Katari. Megjithëse ai kishte rezultuar negativ për koronavirus, javë më vonë, ndërsa familjet e çiftit po përgatiteshin për martesë, Sarath dhe nëna e tij patën vështirësi në frymëmarrje dhe rezultuan pozitivë me virusin vdekjeprurës.

Dasma e çiftit ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar dhe më vonë u shty për shkak të pandemisë, të dy familjet vendosën të mos e shtyjnë ceremoninë përsëri.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja