INDI - Partitë e opozitës dhe sindikatat në Indi po mbajnë një grevë një ditore kundër planeve të qeverisë për të hapur sektorin e shitjeve me pakicë në zinxhirët globale të supermarketeve.

Protesta mbarëkombëtare e ditës së enjte, e organizuar nga partia kryesore e opozitës, Bharatiya Janata, aleatët e saj dhe Partia Komuniste, shkaktoi ndërprerjen e punës në shkolla, biznese si dhe transportetet publike.

Shumë biznese ndërprenë punën në qytetin lindor të Kalkutës, duke paralizuar transportin publik.

Situata paraqitet e njëjtë edhe në qytetin e Delhit dhe Mumbait. Shteti jugor i Karnatakës, që qeveriset nga partia kryesore e opozitës, ndërpreu çdo aktivitet, transportin rrugor, shkollat, hotelet dhe bizneset të tjera.

Ndërkohë në qytetin Indian, Bangalore ku ndodhen edhe pjesa më e madhe e kompanive informatike si IBM dhe Microsoft, mësohet se puna u ndërpre totalisht.

Sipas ministrave indian, këto reforma janë të domosdoshme pasi nevojiten për ringjallen e ekonomisë së vendit. Një nga aleatët kryesorë të qeverisë në pushtet braktisi koalicionin qeveritar në shenjë proteste, gjithsesi një lëvizje e tillë nuk përbën problem për shumicën në Parlament.

(Gre.M/Shqiptarja.com)