INDI - Në panairin e artit ndërkombëtar në Indi, janë hapur më shumë se 100 ekspozita nga 24 shtete të ndryshme. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë panair janë artistët bashkëkohore të Azisë Jugore ku kanë vendosur punimet e tyre, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve.

Artistë nga Bangladeshi, India dhe Pakistani janë spikatur nga koleksionistë të ndryshëm të cilët artin e Azisë Jugore si një investim premtues.

Në këtë panair në South Delhi janë ekspozuar edhe punime të ndryshme arti nga artistë nga Argjentina, Izraeli, Turqia dhe Rusia.

Harry Hutchison, i cili ka ekspozuar disa prej punimeve të galerisë së tij në New York tha se ishte i magjepsur nga puna e artit pakistanez.

Gjithashtu disa ekspertë të disa shtëpive të famshme të ankandit si Sotheby apo Christie, u shprehën se shumë koleksionues janë të interesuar mbi artin aziatik.

Në kontinentin aziatik ndryshimet e fundit politike dhe përhapja e demokracisë hapi rrugën për artiste në eksplorimin e subjekte të ndryshme për punimet e tyre si dhe në zhvillimin e tregut të artit në muzeume dhe galeri.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)