Të paktën 14 militantë maoistë, mes të cilëve edhe një grua, janë vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Orissa, në një pyll, pranë kufirit me shtetin e Chhattisgarh.

Maoistët e vrarë, dyshohet se janë diktuar nga policia, duke marrë pjesë në një sulm të armatosur, ku në maj, mbetën të vrarë disa politikanë të Kongresit.
Alexei Pushko, kreu I Komisionit të Jashtëm i Parlamentit rus, është shprehur në rrjetin social twitter, se `Pretendimi I SHBA-së, që armët kimike siriane të kalojnë nën kontrollin ndërkombëtar në 2 apo 3 javë, nuk është aspak profesional`.

Ai rikujtoi gjithashtu se në Siri ekzistojnë 42 vende ku janë vendosur këto armë dhe disa prej tyre ndodhen në zona luftimi.

Redaksia Online
(j.k/Shqiptarja.com)