INDI- Nuk është akoma përfundimtar bilanci i tragjedisë të ndodhur ditën e dielë, gjatë pelegrinazhit të tyre pranë tempullit të Ratangarh Mata, në Indi, ku humbën jetën 115 persona dhe u plagosën 100 të tjerë, mes të cilëve gra e fëmijë, pas krijimit të panikut për shëmbjen e urës ku ata ndodheshin.

Fatkeqësisht bilanci i viktimave, mund të rritet dhe polumbarët janë në kërkim të trupave të pelegrinëve në lumin Sindh.

Gjithashtu, dëshmitarë të shumtë kanë akuzuar policinë, duke deklaruar se policët kanë hedhur në lumë një numër të madh viktimash, për të fshehur bilancin e kësaj tragjedie.
Pelegrinët po kryenin ritin e një feste indù në Madhya Pradesh, në Indinë qendrore.

Në urën, pranë tempullit të Ratangarh, gjendeshin 25 000 persona dhe për shkaqe ende të paqarta u verifikua një lëvizje masive e një mase të madhe njerëzish të cilët bënë që të shkatërrohej edhe struktura e urës.

Ndërkohë, Shivraj Singh Chauhan, përfaqësues i qeverisë indiane, ka urdhëruar të kryhet një hetim, për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie dhe për të gjetur përgjegjësit e saj.
Gjithashtu ai u shpreh se do të ketë një dëmshpërblim material për familjet e viktimave.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)