Shtatë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një fabrike fishekzjarresh në Tamil Nadu, në Indi.
Sipas Agjencisë së lajmeve NDTV, aksidenti ndodhi 140 kilometra larg nga kryeqyteti i shtetit, Chennai.
Në vend po shtohet frika se nën rrënojat e fabrikës ndodhen edhe viktima të tjera
Sipas raportimeve nga policia, shpërthimi ndodhi disa ditë pasi fabrikës i ishte dhënë autorizimi për rifillimin e aktivitetit prodhues dhe se viktimat janë pronari i fabrikës dhe 6 punëtore, të gjitha gra.
Në të gjithë Indinë, prodhimi i fishekzjarreve ishte bllokuar prej shumë kohësh për shkak të masave të ndërmarra në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid.