INDI - Ka shkuar në 25 numri i atyre që kanë humbur jetën, për shkak të shembjes së një pallati pesëkatësh në Indi. Pallati u shemb ditën e premte në Mumbai të Indisë dhe sipas disa burimeve të para, u tha se shkak i shembjes së tij ka qenë cilësia e keqe e materialeve dhe e rregullave të ndërtimit.
 
Sipas një burimi qeveritar, mund të ketë ende persona të plagosur nën gërmadhat e pallatit, i cili ndodhet në zonën e Mazgaon. 

Skuadrat e shpëtimit janë akoma duke punuar, ndërkohë që deri mbrëmjen e të premtes ishin nxjerrë nga rrënojat 50 persona e ndërmjet tyre u gjet e gjallë edhe një vajzë e vogël. 

Redaksia online
(Elvana Bilai/arsh/shqiptarja.com)