NEW DEHLI- Të paktën 9 persona kanë humbur jetën natën e të martës, 7 janar 2014, në Indi, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një tren Maharashtra.
 
Treni po udhëtonte nga Mumbai për në Dehradun, kur vagonët me pasagjerë janë përfshirë nga flakët. 

Viktimat e kësaj tragjedie kanë qenë në gjumë gjatë momentit të zjarrit dhe disa prej tyre kanë humbur jetën nga plagët e rënda, ndërsa disa të tjerë nga asfiksimi.

Gjithashtu edhe në një tjetër tren në Indi, që udhëtonte nga New Delhi për në Lucknow, është përfshirë nga një masë e madhe tymi, si pasojë e një defekti në sistemin e frenimit. 

Në Indi, aksidentet në rrjetin hekurudhor shtetëror, janë shumë të shpeshtë. Hekurudha ka nën mbikqyrje pothuajse 9 mijë trena pasagjerësh, duke transportuar rreth 18 milionë pasagjerë në ditë.

Redaksia online
(eb/sg/shqiptarja.com)