Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet, për shkak të ciklonit Phailin që ka prekur Indinë dy javë më parë.
 
Koha e keqe dhe stuhitë, vetëm në Orissa, që ndodhet në Indinë lindore, bilanci i të vdekurve ka shkuar në 47-të. Të paktën 200 mijë persona janë izoluar në Ganjam, komunë e Orissa-s, që është përmbytur nga uji, pas katër ditësh shira të vazhdueshëm.
 
Cikloni Phailin, shkaktoi dëme të shumta edhe në infrastrukturë dhe ndërprerje të trafikut ajror dhe atij hekurudhor, si edhe ndërprerje të energjisë elektrike në vend.
 
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)