INDI- Të paktën 23 persona kanë humbur jetën, si pasojë e një zjarri që ra në bordin e një treni në shtetin e Andhra Pradesh, në jug të Indisë.
Zjarri u verifikua gjatë një udhëtimi të linjës Bangalore-Nanded, në vagonin e klasit të dytë, ku gjendeshin 64 pasagjerë, 9 prej të cilëve u dërguan në spital, në gjendje të rëndë.
Një zëdhënës i Hekurudhës Indiane, u shpreh se shumë pasagjerë kanë humbur jetën, për shkak të tymit që u përhap me shpejtësi nëpër vagonët, ndërsa disa të tjerë, nga paniku, janë hedhur nga treni.
Deri më tani, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që kryeministri indian Manmohan Singh, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve të pasagjerëve, duke premtuar edhe një shpërblim për familjet e tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com