NEW DEHLI- India anulon kontratën prej 556 milionë euro (764 milionë dollarë) me  njësinë kontraktore të Ministrisë së Mbrojtjes, Finmeccanica SpA pas akuzave që kompania kishte përdorur rryshfete për të siguruar marrëveshjen.

Në 2010 India kishte urdhëruar 12 helikopterë nga AgustaWestland-  pjesë e Finmeccanica- për t’u përdorur për politikanët e saj kryesorë. 

Ndërsa 3 nga helikopterët tashmë ishin dorëzuar India ka vendosur të ndërpresë kontratën.

Përmes një deklaratë zyrtare të publikuar të mërkurën, e 1 janarit 2014, ministri indian i Mbrojtjes tha se është mbyllur me efekt të menjëhershme pjesa tjetër e kontratës me AgustaWestland International Ltd.

Ministri i Mbrojtjes nuk komentoi fatin e 3 helikopterëve që tashmë janë marrë në dorëzim nga qeveria indiane.

Qeveria indiane rimendoi kontratën pas hetimeve për korrupsioni lidhur me shitjen e helikopterëve A1101 të AgustaWestland.

Giuseppe Orsi, ka dhënë dorëheqjen si drejtori ekzekutiv i Finmeccanica, një prej 10 ndërmarrjeve më të mëdha më botë siderurgjike, i cili në shkurt të 2013 u arrestua për akuzëne  korrupsionit

Ai vazhdon të jetë në proces gjykimi, ndërkohë që Orsi mohon akuzat.

Ministria indiane e Mbrojtjes ngriu pagesën dhe pezulloi  marrjen e helikopterëve menjëherë pas u bënë publike këto akuza.  Të dy shtetet në mënyrë të ndara po hetojnë në lidje me këto akuza.

Po kështu India është dakord që do të shkojë në arbitrazh me kompaninë në lidhje me këtë kontratë.

Helikopterët  e AgustaËestland  zëvendësojnë helikopterët e vjetër të prodhimit rus.  Ata ishin pjesë e planeve të vendit të Azisë Jugore për të përmirësuar avionët luftarakë, helikopterë, anije luftarake, tanke dhe artilerisë si fqinjët e saj Kinë dhe Pakistani.

India është importuesi më i madh në botë sa i takon fushës së Mbrojtjes, me një buxhet mesatar vjetor prej më shumë se 30 miliard $.
 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)