India ka bërë historinë. Misioni i saj hapësinor ka zbarkuar në hënë, pikërisht aty ku ishte synimi, në polin jugor të satelitetit të Tokës. India behët kështu vendi i katërt që ulet në terrenin hënor, së bashku me SHBA, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën.
Çastet e fundit të zbritjes janë përkufizuar si "15 minuta terrori ", sepse ato ishin vendimtare për misionin.
Zbarkimi indian në Hënë u mbajt disa ditë pas dështimit të madh të sondës ruse Luna-25 , e cila u rrëzua pak minuta pas uljes .
Një nga qëllimet kryesore të misionit ishte gjuetia për akull me bazë uji, për të cilin shkencëtarët thonë se mund të mbështesë banimin njerëzor në Hënë në të ardhmen.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i kanë shprehur urimet e tyre Indisë për uljen e suksesshme të butë në Hënë, disa ditë pasi përpjekja ruse doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua .
Putin i dërgoi "urimet e tij të përzemërta" kryeministrit indian Narendra Modi dhe tha se suksesi ishte "një dëshmi e përparimit mbresëlënës të bërë nga India", citoi Kremlini të thoshte agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.
"Unë ju përshëndes. Vërtet, vërtet mbresëlënëse. Urime."- tha Lavrov.
Agjencia ruse hapësinore Roscosmos i dërgoi gjithashtu urimet e saj agjencisë hapësinore indiane.
Misioni i Indisë në Hënë ka bërë histori duke u bërë i pari që uli anijen kozmike të tipit Chandrayaan-3, në rajonin hënor të polit jugor.
Pas kësaj uljeje të suksesshme, India i bashkohet një klubi elitar të vendeve për të arritur një ulje të butë në Hënë, pas SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, raporton BBC.
Festimet kanë shpërthyer në të gjithë Indinë pas arritjes së suksesshme. Kryeministri Narendra Modi e quajti uljen e suksesshme "një rast gëzimi".
"Ne kemi arritur atje ku asnjë vend tjetër nuk mundi", tha ai.
Modi po e ndiqte drejtpërdrejt ngjarjen nga Afrika e Jugut ku po merrte pjesë në samitin e Brics.
Është një fitore për qeverinë e Narendra Modi, e cila po e tregon Indinë si një lider në teknologji dhe një superfuqi globale bindëse.
gjitha fotot e henes kan qen , jane dhe do jen isoj sepse thjesht genjejne, hu ho ha he ha ha
Përgjigju