/ATSH-AFP/ - India dhe Kina nënshkruan sot 21 marrëveshje tregtare dhe bashkëpunimi me një vlerë prej 22 miliardë dollarësh, në praninë e kryeministrit indian Narendra Modi.
"Do të punojmë së bashku në interesin tonë të përbashkët. India është e gatshme të bëjë biznese këtu", deklaroi Modi, i cili zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Kinë, në kërkim të financimeve për të përmirësuar infrastrukturat e Indisë.
Pekini është partneri më i rëndësishëm tregtar i Nju Delhit.
Këto marrëveshje përfshijnë kryesisht sektorin bankar, atë të telekomit, energjisë diellore, çelikut, një central termik, infrastruktura portuale, sektorin kinematografik dhe një zonë të zhvillimit industrial.
Konkretisht, bëhet fjalë kryesisht për financime, nga bankat kineze, për projektet në Indi./