Gënjeshtrat kanë këmbë të shkurtra dhe herët a vonë gënjeshtarët demaskohen vetë. Pasi për 6 vjet ka përsëritur se toka e marrë me qira nga shteti nga Report TV për ndërtimin e selisë së saj ishte pronë e tij, sot Jamarbër Berisha më në fund ka pranuar publikisht se ajo tokë është në fakt pronë e shtetit. Pikërisht për të demaskuar edhe këtë gënjeshtër, dhëndri i Sali Berishës është i pandehur përpara Gjykatës Penale të Tiranës për shpifje dhe fyerje ndaj gazetarit Carlo Bollino, së bashku me Belind Këlliçin, i cili si një papagall ka përsëritur pafundësisht atë gënjeshtër me urdhër të “familjes”, pa bërë asnjë verifikim.

''Një saktësim: trualli vërtet ishte publik në momentet e fundit'' (dmth kur Report e ka marrë me qira) pranon sot Jamarbër Berisha, duke rrëzuar kështjellën e gënjeshtrave të ndërtuar prej 6 viteve duke shpifur ndaj Report tv. Tani do të jetë më e lehtë detyra e gjykatës që duhet të vërtetojë kush gënjen. Jamarbër Berisha, duke pranuar me një “saktësim” përpara kamerave se ajo tokë e marrë me qira nga Report është shtetërore dhe jo private, ka ndryshuar edhe pjesën e dytë të gënjeshtrës së tij të përsëritur prej vitesh: se ajo tokë ishte dhuruar nga familja e tij Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një gjimnazi përmes një akti dhurimi të quajtur “vakëf”. Në realitet, siç pranoi sot vetë dhëndri, nuk ka pasur asnjë vakëf. Jamarbër Berisha u përpoq të shpjegojë se ai dhe familjet e tjera “para 100 vitesh' ka qenë pronare'', por këto familje “nuk e kërkuan më” truallin, duke besuar se aty Bashkia “do të ndërtonte një shkollë". Është e çuditshme megjithatë që nuk kanë kërkuar pikërisht 4.000 metrat ku ndodhet sot Report Tv, por 300 metra të truallit mbi të cilën sipas dhëndrit do të ndërtohej gjimnazi, Jamarbër dhe trashëgimtarët e tjerë i kanë pretenduar nga Shteti dhe i kanë marrë. Siç kanë marrë mbi 25.000 metra katrorë të tjerë që ndodhen përballë dhe mbi të cilët ndodhej kompleksi sportiv Partizani, të cilin nuk hezituan ta shembin për të ndërtuar mbi të 20 kulla.

Pra, Jamarbri do të kishte qenë bujar kur bëhet fjalë për të ruajtur një gjimnaz imagjinar dhe cinik e egoist kur bëhet fjalë për të shkatërruar një kompleks sportiv real, të përdorur nga mijëra qytetarë, pasi ishte në fakt edhe impianti sportiv më i madhi i kryeqytetit. Një çështje për të cilën Jamarbri dhe Sali Berisha janë të pandehur përpara GJKKO për korrupsion dhe pastrim parash.

I kallëzuar nga Carlo Bollino dhe tashmë i pandehur përpara gjykatës penale për shpifje dhe fyerje, Jamarbër Berisha (së bashku me Belind Këlliçin) nuk ka gjetur asnjë provë për të vërtetuar përrallat shpifëse dhe fyese që tregon prej dy vitesh. Pra ai ende duhet të faktojë:

  1. Që bashkë me familjen e tij është pronar me dokumente i tokës mbi të cilën u ndërtua godina e Report TV (ose qe ka qene dikur, sipas versionit të fundit)

  2. Që ai e ka dhuruar tokën Bashkisë së Tiranës me një akt vakëfi me qëllim që të ndërtohej një shkollë

  3. Që Carlo Bollino eshte bërë pronar i tokës duke paguar vetëm 1 euro (ndërkohë që në fakt është vetëm qiramarrës pas një konkursi publik, dhe pronar i truallit edhe sot është vetëm Shteti)

  4. Që Carlo Bollino është ''hajdut'' (pra ka vjedhur dicka) dhe ka paguar bakshishe (pra i ka korruptuar) ministrat dhe/ose kryeministrin për ta fituar atë tokë

  5. Që Carlo Bollino, në vitin 2019 kur ka aplikuar për ta marrë atë tokë me qira, ka prishur planin real dhe projektin real për ndërtimin e një shkolle

Me versionin e ri të paraqitur sot para kamerave (që në fakt Syri e ka fshehur më pas urgjentisht nga video e publikuar online me urdhër të familjes, pasi pjesa inteligjente e saj e ka kuptuar se Abi kishte bërë gafën e radhës), Jamarbër Berisha, së bashku me Belon, mbeten për të vërtetuar me fakte dhe jo me llafe shpifje të tjera. Pa sjellë provat, Jamarbër Berisha dhe Belind Këlliçi do të dënohen.

POST SCRIPTUM – Në pamundësi për të thënë qoftë edhe një herë të vërtetën, sot sekretarja personale e Jamarbërit, Ariana Kalaja, ka deklaruar në panik se Carlo Bollino ka dorëzuar pranë gjykatës “tre-katër kërkesa penale të tjera ndaj nesh”. Mund të rrijë e qetë “grupi i strukturuar i shpifësve”: deri më sot kërkesa penale shtesë është vetëm një, dhe shumë shpejt ata do ta lexojnë në gjykatë. Por më mirë të ruajnë provat mbi pafajësinë e tyre, sepse do t’u duhen shumë shpesh. Se si Carlo Bollino pastaj, që i ka thirrur ata në gjykatë, mund t’i shmanget gjyqit nga frika sic pretendojne edhe sot, është një barcaletë që vetëm injoranca e tyre e konsideron si një argument serioz për konferenca shtypi.