Qindra besimtarë të devotshëm vizituan vendlindjen e Zotit Hindu Krishna në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, për të festuar përvjetorin e lindjes së hyjnisë. Duke kënduar himne indiane dhe duke mbajtur dhurata për hyjninë Krishna njerëzit janë drejtuar drejt tempullit në qytetin Mathura, i cili i është dedikuar pikërisht festivalit Janamashtmi në nderim të hyjnisë.

Një nga të devotshmit që mori pjesë në festime shprehet se është shumë i emocionuar që merr pjesë bashkë me familjen e tij, duke shpjeguar se festimet në qytete të ndryshme të Indisë përcillen me atmosfera të ndryshme. Zoti Krishna konsiderohet si rimishërimi i tetë i hyjnisë Hindu “Vishnu”, Mbrojtësi i Universit. 

Sipas mitologjisë Hindu besohet se ai ka lindur në ditën e tetë të muajit të shtatë sipas kalendarit vjetor Hindu, për të luftuar mbretin e së keqes të quajtur Kansa, i cili sundon disa vende në veri të Indisë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)