INDI - Një person ka vendosur një rekord të ri botëror duke shkruar me hundë në kompjuter një fjali me 103 karaktere për 47 sekonda.

23-vjeçari Mohammed Khurshid Hussain shkruajti me hundë këtë fjali: "Rekordi Botëror Gines më sfidon mua të shkruaj këtë fjali me hundë sa më shpejt". Kampioni 23-vjeçar tha për gazetën 'International Business Times' se për këtë gjë ishte praktikuar 6 orë në ditë.

Më parë, rekordin për këtë gjë e mbante një tjetër indian, i cili e shkruajti po të njëjtën fjali për 1 minutë e 33 sekonda.

Shumë kamera ishin fokusuar në shkrimin me hundë të 23-vjeçarit. Këtij të fundit, i kishin lidhur duart pas shpinës së tij. Video e regjistruar u publikuan në Youtube.

Mohammed mban tashmë edhe një tjetër rekord botëror Gines. Në vitin 2012 ai kishte shkruar me duar në kompjuter të gjithë alfabetin anglez për 3.43 sekonda.


njeri qe shkruan me hunde

njeri qe shkruan me hunde
 

(v.gj/shqiptarja.com)