Indinjohet Albana Osmani, reagon në Instagram

Indinjohet Albana Osmani, reagon në Instagram
Pas publikimit të statusit ku moderatorja e njohur e Top Channel Albana Osmani shkruan me fjalë me banale për policët e trafikut, një reagim tjetër ka ardhur prej saj duke theksuar se këtë shkrim nuk e kishte publikuar ajo. “Unë kam theksuar vazhdimisht në media që kam vetëm një Fan Page ku flas zyrtarisht në mënyrë publike.

Dhe pse rrallë gjithçka shkruaj apo postoj aty i referohet punës time apo urimeve të përbashkëta për festat kombëtare . Instagrami për mua mbetet një mjet komunikimi për tu argëtuar. Gjithsesi ky postim i bërë në fan page tim Zyrtar vlen për kolegët e mi dhe këdo që sot duhet ta mësojë që e vetmja adresë zyrtare e imja në Fb është ky fan page nga i cili mora postimin.



Mu desh të bëja këtë sqarim të nevojshëm pasi "erdhi koha e lajmit fast food" ku përfitohen klikime po ndërkohë dëmtohet imazhi. Sigurisht forca e fjalës është dhe e imja sikurse e çdo personi publik , ndaj nëse vlen dhe ky postim në instagram për zbardhjen e lajmit le të shërbejë për mirë.

(Lajmi konsitonte për trafikun dhe një koment jo të përshtatshëm në fjalor për tu bërë publik. ) Po i afrohem Oprah Winfrey me ktë interes që po tregoni  ndërkohë që modestisht kërkoj të vini pikat mbi atë çfarë bëj,punën time. Faleminderit,”-ka shkruar Osmani në rrjete sociale.



Në këtë mënyrë moderatorja ka përgënjeshtruar statusin e publikuar vetëm një ditë më parë.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani