Indonezi, 18-vjeçari tenton sulm në
kishë, bomba i shpërthen në çantë

Një 18-vjeçar në Indonezi është përpjekur të ndërmarrë një sulm vetëvrasës në meshën e së dielës, por sapo u nis në altar diçka ka shkuar keq dhe bomba ka shpërthyer në çantën e tij.
 
Në këtë pikë, agresori i plagosur ka tentuar të sulmojë me thikë priftin por është ndaluar në kohë nga besimtarët, duke e plagosur lehtë. Sipas raportimit të mediave nga shpërthimi i papritur i bombës kanë marrë plagë të lehta 4 besimtarë.
 
Shpërthimi ka ndodhur në kishën katolike të Shën Jozefit dhe prifti i lënduar është 60-vjeçar, Albert Pandiangan. Sipas burimeve të policisë në kurrizin e të riut që ndërmori sulmin ishin të shkruara inicialet e ISIS.
 
180vjeçari është shprehur se nuk ka vepruar i vetëm. Inodnezia është vendi me numrin më të madh të myslimanëve në botë. Në 15-vitet e fundit ky vend ka qenë skenë e sulmeve të shumta kundrejt vendeve të shenjta dhe njerëzve që u përkasin besimeve të tjera.

indonezi sulm terrorist

indonezi sulm terrorist

indonezi sulm terrorist

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë