XHAKARTA, 30 dhjetor /ATSH-AFP/ - Një trup lundronte në detin java u zbulua sot gjatë kërkimeve për gjetjen e avionit "AirAsia" zhdukur në Indonezi, theksoi drejtori i agjencisë kombëtare indoneziane të kërkimeve dhe shpëtimit.
"Në orën 06:25 GMT, ne kemi parë një objekt duke lundruar që i ngjante trupit të një prej pasagjerëve të avionit që u zhduk të dielën pak pas ngritjes", deklaroi Bambang Soelistyo, ndërkohë që televizioni indonezian tranmetonte në një plan të madh imazhet e një trupi që lundronte në ujë.
"Një avion i "AirAsia" u zhduk të dielën mes Indonezisë dhe Singaporit me 162 persona në bord", njoftoi kompania malajziane dhe kjo është drama e tretë për këtë vit për një kompani ajrore të Malajzisë.
Kontrolli ajror humbi kontaktin me avionin "Airbus A320-220" rreth një orë pas ngritjes së tij nga aeroporti ndërkombëtar i "Juanda"-s në Surabaya, në lindje të ishullit të Javas, në orën lokale 5:20./
/ec/











