Partia Socialiste ka reaguar pas sulmit me molotovë te Godina e Gjykatës së Lartë, ku u dogjën disa zyra. PS akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha se u parapriu akteve të dhunës me sulmet verbale ndaj gjyqtarëve që caktuan masat e sigurisë për protestuesit.
“Flakët mbi Gjykatën e Lartë i parapriu Sali Berisha, i cili sulmoi gjyqtarët që dhanë masa mbi dhunuesit e ligjit. Nuk ka kthim mbrapa për Shqipërinë”, thuhet në reagimin e socialistëve.
Lajmi kryesor:
Zjarri te Gjykata e Lartë, ministri i Drejtësisë: Dhuna nuk është protestë! PS: I parapriu Berisha me sulmet ndaj gjyqtarëve!
LAJMET MË TË VLERËSUARA











