Indonezi, rreshje artificiale për të parandaluar ndotjen e ajrit

Indonezi, rreshje artificiale për të parandaluar ndotjen e ajrit

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, autoritetet kanë planifikuar prodhimin e reshjeve artificiale për të parandaluar ndotjen e ajrit.

Zyrtarët e administratës së qytetit së fundmi kanë propozuar prodhimin e shiut artificial për të luftuar fenomenin e ndotjes.

Shtresat e ndotura do të pastrohen në saje të shiut, pasi sezoni aktual me thatësirë ka rrezikuar rritjen e ndotjes në kryeqytet.

Ndërkohë, një grup aktivistësh ambientalistë njoftuan se do të ngrenë padi ndaj qeverisë në mënyrë që të rriten masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe të zbatohen rregulla të rrepta gjatë tenderimeve.

Xhakarta radhitet në mesin e qyteteve më të ndotura të botës, pasi indeksi i grimcave të dëmshme prej PM 2,5 pëson rritje tre deri në katër herë më shumë sesa pragu që llogaritet i dëmshëm sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkak kryesor i ndotjes në këtë qytet konsiderohet trafiku i rënduar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite