Shpërthen vullkani Kelud në Java të Indonezisë. Deri më tani raportohet për 2 të vdekur dhe 200 mijë të evakuuar.

Vullkani i cili shpërtheu gjatë ditës së enjte, duke lëshuar hi dhe gurë deri në një largësi prej 200 kilometrash. Disa qytete u mbuluan nga një shtresë prej 4 centimetrash hi, e cila çoi dhe në mbylljen e aeroporteve dhe shkollave në Java.

Zyrtarët lëshuan alarmin rreth një orë para shpërthimit duke nisur dhe operacionet e evakuuimit për 36 fshatra në një rreze prej 10 kilometrash nga vullkani. 
Shpërthimi i fundit i vullkanit Kelud ndodhi në vitin 1990 duke vrarë 30 persona.

Ndërkohë, shpërthimi i fundit në Indonezi ndodhi më 1 shkurt të këtij viti, në ishullin indonezian të Samatrës, ku humbën jetën mbi 15 persona.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)