XHAKARTA- Një skuadër kërkimi indonezian ka gjetur një pjesë të kutisë së zezë të avionit rus “Sukhoi Superjet” i cili u rrëzua një javë më pare në Indonezi dhe humbën jetën 45 persona që ishin në bord.

Avioni u rrëzua 50 minuta pas ngritjes nga aeroporti i Xhakartës për një fluturim spektakli në 9 maj të këtij viti.

Regjistruesi i zërit cili është djegur dhe ka humbur shenjën treguese ngjyrën portokalli, është gjetur rreth 100 metra larg bishtit të avionit. Zyrtarët thonë se të dhënat e fluturimit mungojnë.

Të dhënat që mund të dalin nga kutia e zezë, mund të ndihmojë të japin shpjegime për rrëzimin e avionit. Tatang Kurniadi, i cili kryeson National Transportation Safety Commission, tha se të dhënat nga mjeti i gjetur mund të analizohen në Indonezi me ndihmën e ekspertëve rus. Sipas tij, për të zbërthyer çdo detaj do të nevojiten rreth dy ose tre javë.
(fj.di/shqiptarja.com)