XHAKARTA - Një avion i "AirAsia" u zhduk sot mes Indonezisë dhe Singaporit me 162 persona në bord, njoftoi kompania malajziane, kjo është drama e tretë për këtë vit për një kompani ajrore të Malajzisë.
Kontrolli ajror humbi kontaktin me avionin "Airbus A320-220? rreth një orë pas ngritjes së tij nga aeroporti ndërkombëtar i "Juanda"-s në Surabaya, në lindje të ishullit të Javas, në orën 5:20 me orë lokale. Ai duhej të mbërinte në Singapor në orën 8:30 me orë lokale (00:30 GMT).
Pak para zhdukjes së avionit, piloti kërkoi autorizimin nga kontrollit ajror i Xhakartas që të deviojë nga plani i tij i fluturmit për shkak të kushteve të këqija meteorlogjike.
"Në baord të avionit ka 156 indonezian, tre koreanojugorë, një francez, një malajzian dhe një nga Singapori. Aty ndodhen 138 pasagjerë të rritur, 16 fëmijë dhe një foshnje", sipas kompnaisë/ATSH/










