/ATSH/- Përfaqësuesit e industrisë së bimëve aromatiko-medicinale në vend kërkojnë nga qeveria që në paketën fiskale të vitit 2016, të marrë parasysh kërkesat që do t'i japin më shumë zhvillim këtij sektori.
Kreu i Shoqatës Shqiptare të Bimëve Aromatiko-Mjekësore, Xhevit Hysenaj, u shpreh për ATSH-së, se ulja e tatim- fitimit për këtë sektor, vlerësohet si një ndër shqetësimet më kryesore. Hysenaj tha se, ulja e eksporteve të bimëve mjekësore për 3-mujorin e parë të ketij viti, ka si shkak kryesor rënien e cilësisë së kultivimit dhe përdorimit të farës së importuar.
Sot industria e bimeve mjekesore është një potencial i rëndësishëm për rritjen e eksportit dhe punësimit. Referuar shifrave, nga kultivimi jo vetëm i sherebelës por edhe bimëve të tjera si, rozmarina, rigoni etj, vendi përfiton vlera të mëdha ekonomike përveç aspektit social. Në eksportin e sherebelës Shqipëria zë vendin e dytë në botë dhe mbulon rreth 70 % të tregut amerikan të sherebeles . Në mbështetje të këtij sektori, qeveria dhe konkretisht Ministria e Bujqësisë, po ofron mbështetje nëpermjet skemave grant të saj.
/Shqiptarja.com