TIRANE - Në shfytëzimin e mineraleveë në sektorin minerar sot punojnë më pak se 800 biznese te licencuara, nga 1700 që rezultonin para një viti, pjesa më e madhe e të cilave pas kontrolleve, rezultuan fiktive. Përgjatë këtij viti, prodhimi nga minierat është rritur dhe kjo tregon se prodhimi është evidentuar duke u formalizuar.
Edhe pse industria minerare ka pasur rritje të vazhdueshme në prodhim, luhatjet e cmimeve të tyre në tregjet ndërkombëtare ndikojnë që buxheti i shtetit të mbledhë më pak të ardhura, bëjnë të ditur burime zyrtare të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
MEI synon nxitjen e prodhimit vendas të industrisë minerare, cka reflektohet edhe në paketën e re fiskale, duke I dhënë rëndësi përpunimit të minerale në vend.
"Jo vetëm për kromin, por për të gjithë ferrometalet kjo duhet të jetë praktikë standard për të nxitur prodhimin dhe shenjat janë të mira, pasi po rriten kapacitetet e prodhimit të ferrokromit në vend dhe në MEI ka disa aplikime", thonë burimet.
Sipas tyre, po procedohet me një investitor privat për një fabrikë shtesë në Elbasan me synim, që brenda pak vitesh në Shqipëri të prodhohet me cikël të mbyllur përpunimi i mineralit të kromit, mjaft i kërkuar në tregjet e huaja në zhvillim.
E njëjta skenë parashikohet të zbatohet edhe për mineralin e bakrit dhe për sektorin e naftës, thanë burimet e MEI-t./ATSH/
/Shqiptarja.com