Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, ka deklaruar se skuadra nuk ka asnjë problem me mënyrën se si Luis Enrique po e drejton atë.
Gjithashtu ai ka shtuar se ai dhe të gjithë shkohet e tij të skuadrës nuk e kanë humbur besimin ndaj spanjollit.
Pas humbjes të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, në Paris përballë PSG-së, tifozët e Barcelonës ia kanë faturuar humbjen trajnerit të “blaugranave” .
“Mendoj se është një situatë e cila do të kalojë shumë shpejt. Jam i sigurt që do të rikuperojmë gjendjen tonë më të mirë fizike dhe shëndetësore dhe do të jemi gati për sfidat e ardhshme”, është shprehur Iniesta, i cili ka shtuar se asgjë nuk është e humbur dhe se tashëm duhet që skuadra të shoh përpara duke u përgatitur për sfidat e ardhshme.
Barcelona fitoi mbrëmjen e djeshme përballë skuadrës së madrilene të Leganes me rezultatin 2 me 1, ku edhe këtë herë skuadra nuk u shfaq në formë të mirë dhe arriti të merrte tre pikët fal një penalltie të dyshimtë në minutat e fundit.
Ndërkohë ndeshja e kthimit e Ligës së Kampionëve përballë PSG-së, do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë, pasi miqtë do të zbresin në fushë me katër gola avantazh, të shënuar në përballjen e parë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com