Infeksionet nga pishinat, dermatologia: Kujdes higjienën! Çfarë duhet të bëni! Drejtoresha e ISHSH: 28 me shkelje, njëra u mbyll përkohësisht

Në pamundësi për të shkuar në plazh, shumë qytetarë u drejtohen pishinave për t’u mbijetuar temperaturave ekstreme të kësaj periudhe. Por dermatologët ngrenë shqetësimin e infeksioneve të shumta që merren në ato ambiente, ndaj japin një sërë këshillash për parandalimin e problematikave shëndetësore.

“Problemi kryesor janë infeksionet e lëkurës që shkaktohen nga pishinat, të cilat mund të shfaqen në trajtën e puçrrave të vogla. Kjo tregon se kemi një shtim të pranisë mikrobike. Përgjithësisht ndodh kur uji i pishinës nuk është pastruar ashtu siç duhet. Shplarje e trupit para se të frekuentojmë pishinë. Për fëmijët e vegjël duhen pelena për pishina që kryerja e nevojave të tyre në mënyrë të pa vullnetshme mos të ndodhë.

Rekomandohet që mos të ushqehemi kur jemi brenda në pishinë që mos të kontaminojmë ujin. Rekomandohet edhe për produktet që përdorim para se të fusim në pishinë. Gjithashtu rekomandohet që pantoflat e pishinës të jenë të mirë ajrosura që të evitojmë kontaminimin e thonjve të këmbës apo  lëkurës nga infeksione që gjenden në këto ambiente”, tha Erjona Shehu.

Mjekja dermatologe, Erjona Shehu thekson se më të rrezikuar janë fëmijët dhe moshat e treta, ndaj për ta duhet kujdes i shtuar.

Përgjegjësinë për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare, por edhe sigurimin e kujdesit të pishinave për të shmangur incidente, e ka Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Drejtoresha Luneda Sufali thotë për Report Tv se gjatë inspektimeve, janë marrë 28 masa, njëra prej të cilave është mbyllja e pishinës.

“Janë 203 pishina në të gjithë Shqipërinë. Kryesisht të shpërndara në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Gjatë vitit 2021, janë inspektuar më shumë se 180 pishinash.  Që nga hapja e sezonit turistik me 15 qershor, janë inspektuar rreth 100 pishina. Grupet janë në terren. Kur shkohet për kontroll janë dhe pishinat e mirëfillta dhe ata në resorte. Inspektorati shëndetësor shtetëror, sipas akteve nënligjore operon duke i bërë kontrollin subjektit që ka pishinën.

Ne bëjmë një sërë kontrollesh, që nga pjesa e dokumentacionit të detyrueshëm shëndetësor dhe hijeno-sanitar, si certifikata e dezinfektimit, analiza e ujit të pijshëm, raport analiza e ujit të basenit, librezat shëndetësore të punonjësve, raportet mjekoligjore, rregulloren e brendshme të funksionimit të pishinës, dokumentet e vlerësimit të riskut, regjistrimin e kontrollit të ujit në basene, dokumentacion për aksidentet, kopje të dokumenteve të aftësisë për kujdestarët, për dhënien e ndihmës së shpejtë, regjistrim të kërkesave teknike. Kemi marrë masa.

Janë të ndryshme. Variojnë nga 50 mijë lekë të reja nëse nuk i përgjigjen dokumentacionit që kërkojmë dhe deri në 1 milion lekë të reja nëse hasen me probleme në ujin e pijshëm. Janë marrë 28 masa, ku 20 subjekte kanë marrë gjobë,  ndërsa 7 paralajmërime për plotësimin e dokumentacionit dhe 1 pezullim i përkohshëm të subjektit deri në plotësimin e analizave të ujit të basenit”, tha Luneda Sufali.

Që nga nisja e sezonit turistik, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kontrolluar  mbi 100 pishina, nga 203 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë