Infeksioni Covid-19 nisi në shtator! 'Vrima e zezë' në të dhënat kineze për pandeminë

Infeksioni Covid-19 nisi në shtator! 'Vrima e zezë' në të dhënat kineze për pandeminë

Davide Zella, virolog në Universitetin e Maryland ka deklaruar se kapërcimi që Covid bëri nga lakuriqi dhe pangolina te njëriu ka ndodhur gjatë vjeshtës, ndoshta që në shtator 2019 dhe se të dhënat e siguruara nga Pekini janë të kota pasi infeksioni përhapet shumë shpejt.

Autoritetet në Pekin quajnë muajin dhjetor si pika fillestare e nisjes së përhapjes së Covid. Por nëse marrim sit ë mireqenë vjeshtën e Davide Zella, tre muaj diferencë mes shtatorit dhe dhjetorit janë një vrimë e zezë pandemie. Çfarë mund të ketë ndodhur?

I pyetur nëse Kina ka fshehur infeksionin në këto tre muaj, Zella tha se ‘Padyshim që ka shumë konfuzion. Sëmundjet e frymëmarrjes janë të ngjashme dhe është e mundur të ngatërrohen simptomat e Covid-19 me pneumoni të tjera, siç ka ndodhur edhe në Lombardi.

Sidoqoftë, kur numri i rasteve është i lartë, ky konfuzion nuk mund të zgjasë me muaj. Si përfundim mund të themi se virusi u përhap në Kinë shumë përpara dhjetorit, ndoshta që në shtator.

Disa mendojnë se mjekët kinezë nuk e kuptuan që në fillim se bëhej fjalë për koronavirusin, por numri i lartë i vdekjeve të regjistruara në Kinë gjatë muajve shtator- dhjetor, duket se hedh poshtë edhe këtë hamendje të disave.

Davide Zella tha se Pandemia lind kur OBSH e deklaroi, por ne kemi arsye të besojmë se ajo ka nisur shumë më shpejt dhe se lëvizja e popullatës kineze për të festuar Vitin e Ri tradicional ka qenë vendimtare.

Ka shumë të ngjarë që festimet të kenë qenë siguresa që bëri të shpërthejë pandemia, fal edhe kontakteve të mëdha tregtare që ka Kina me shumë vende të botës.

“Por kur kaloi nga Kina në Europë, Covid ndryshoi – thotë Zella – duke u bërë më shumë viral, më infektues e duke përmirësuar transmetimin nga qeliza në qelizë”.

I pyetur nëse Covid në këto 6 muaj ka ndjekur një kurs të saktë, virologu Zella u shpreh se  “Në këto gjashtë muaj, ai ka lëvizur sipas valëve koncentrike, nga Kina dhe rrugët tregtare si Irani, Koreja e Jugut dhe Japonia dhe Europa e më pas në SHBA dhe Amerikën Latine, teksa po përhapet ndërkohë edhe në Afrikë”.

Në fund, duke folur për nxehtësinë si factor që ndikon në përhapjen e Covid, Zella theksoi se ajo ‘Ndihmon në të paturit nën kontroll koronavirusin, por në vendet që kanë një sistem të dobët shëndetësor, nga Amerika e Jugut në Afrikë dhe disa vende në Europë, nuk mund të mbështeten te dielli për të mbajtur nën fre infeksionin e Covid

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin

Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin