Një i burgosur në burgun e Drenovës, i infektuar me COVID, është dërguar në Tiranë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ndërkohë tre të burgosur të tjerë kanë qenë të prekur më herët nga COVID në burgun e Drenovës, por janë negativizuar dhe vazhdojnë rutinën ditore.
Deri tani, asnjë i burgosur tjetër, nuk ka shfaqur simptoma të infeksionit, megjithatë veprimet janë kufizuar dhe po bashkëpunohet me strukturat epidemiologjike për të pasur nën kontroll situatën dhe çdo nevojë të të dënuarve.

Komente

