TIRANË- Një mjeke në Berat dhe një drejtor në Bashkinë e Elbasanit janë konfirmuar pozitiv me COVID-19. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është konfirmuar pozitiv mjekja e Repartit të Alergologjisë, e cila pas bërjes së tamponit është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se janë kryer tamponët e familjarëve të mjekes dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të saj.
Ndërkohë, mes të infektuarve është edhe drejtori i Bashkisë së Elbasanit, teksa pritet që familjarët e tij t'i bëhet testi.
Lajmi kryesor: