Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të shendetësisë, Enver Roshi në një reagim për Report Tv,  shprehet se e ka të pamundur t'i përgjigjet të gjitha telefonatave të miqve të afërmve, të shqetësuar për shëndetin e tij.

Roshi i bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të respektojnë të gjitha masat që janë thënë, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre. Duhet kujdes maksimal shprehet Roshi dhe për këtë secili nga qytetarët e ka vetë në dorë.

"Në pamundësi të përgjigjes të telefonatave të panumërta të shqetësimit të drejtë dhe të sinqertë të gjithë miqve dhe të afërmve të mi kërkoj mirëkuptimin vllazëror të tyre që nuk mund të komunikoj në tel! Porosia ime është që tani çdo gjë është në dorë të qytetarëve!! Mos e lini shëndetin në duart e të tjerëve, por ruajuni. Masat janë thënë e stërthënë nuk ka mbetur gjë pa thënë e shkruar! Duhet kujdes!", shprehet Roshi për Report Tv


Lajmi kryesor:

Tre deputetë infektohen me COVID, Gjoni: Jam mirë, mos dilni pa maskë! Roshi: E keni vetë shëndetin në dorë (Seancat nuk anulohen)