KORÇË- Koronavirusi ka prekur edhe kopshtin në fshatin Rëmbec në Maliq.

Sipas informacioneve për Report Tv, ka rezultuar pozitive me Covid-19 një edukatore, ndërkohë që dyshohet se është infektuar edhe një edukatore tjetër, e cila është në pritje të përgjigjjes së tamponit.

Mësohet se kopshti është mbyllur deri në një moment të dytë.