Në muajin nëntor do të zhvillohet provimi i shtetit për të gjithë infermierët. Para se të japinn provimin infermierët do të testohen fillimisht nga Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë. Nga datat 10 deri në 25 shtator të gjithë “bluzat e bardha” (përveç mjekëve të rinj) do të testohen në provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik. Fillimisht infermierët do të dorëzojnë Librezën e Praktikës për të bërë të mundur pjesëmarrjen në provim. Sipas Urdhërit të Infermierët të Shqipërisë provimin e aftësisë do ta japin jo vetëm infermierët por edhe mamitë, fizioterapistët, teknikët e imazherisë, teknikët e laboratorit dhe logopedistët. Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë kërkesën për pjesëmarrje në provim, Librezën e Praktikës, fotokopje të diplomës dhe fotokopje të kartës së identitetit.