BRITANI - Një infermiere është pushuar për sjellje të keqe pasi luante kukafshehti me pacientin dhe ishte fshehur në shtratin e tij.

Sarah-Anne Baldwin, 46 vjeç, ishte fshehur poshtë çarçafit ndërkohë që pacienti ishte në krevat. Në një seancë dëgjimore, u treguan edhe fotografi ku infermierja përqafon pacientin 30-vjeçar. Siç u citua dhe në seancë, ajo nuk kishte arritur të "ruante kufijtë seksualë".

Oficeri i policisë David Clark tha në seancën dëgjimore: "Fotografitë e infermieres Baldwin u gjetën në një kompjuter.

Fotot tregonin atë në krevat me pacientin".

Kurse infermierja u mbrojt duke mohuar të gjitha akuzat ndaj saj. "Akuzat ndaj meje për aktivitet seksual janë të pavërteta", deklaroi ajo.



(v.gj/shqiptarja.com)