Inflacion rekord në Mal të Zi, dyfishohen çmimet e konsumit

Inflacion rekord në Mal të Zi, dyfishohen çmimet e konsumit

Podgoricë

Çmimet në Mal të Zi u rritën në korrik me 14,9 për qind me bazë vjetore, sipas të dhënave të reja paraprake të Administratës së Statistikave, Monstat.

Kjo përqindje shënon rekord që nga viti 2008, si dhe që nga futja e euros në Mal të Zi në vitin 2002.

Ky është muaji i katërt radhazi që në Mal të Zi regjistrohet inflacion shumë i lartë, me rritje dyfish të çmimeve të konsumit në bazë vjetore.

Sipas të dhënave të Monstat, nga korriku i vitit të kaluar deri në të njëjtin muaj të vitit 2022, rritja më drastike e çmimeve është shënuar te lëndët djegëse të ngurta, me 49,9 për qind, pasuar nga nafta me 37,6 për qind dhe perimet me 35,8 për qind.

Në të njëjtën kohë, buka dhe drithërat u rritën me 33,3 për qind, karburantet me 32,2 për qind, qumështi dhe vezët me 29,3 për qind, shërbimet e akomodimit me 29 për qind, mirëmbajtja e apartamenteve me 25,3 për qind dhe mjalti dhe sheqeri me 22,6 për qind.

Mali i Zi nuk është vendi i vetëm me rritje të inflacionit, pasi rritja e çmimeve ka përfshirë të gjitha vendet e rajonit e më gjerë.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira