TIRANE - Në Janar 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5%, njoftoi INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3%. Kështu, problem sërish mbetet një inflacion i ulët, nën kuotën minimale, të preferuar nga Banka e Shqipërisë, në masën 2 përqind. Sipas BSH, shifra ideale e inflacionit në Shqipëri duhej të ishte midis 2 dhe 4 përqind. Rënia nën këtë kuotë flet për nivel të ulët të konsumit të brendshëm.
Sipas INSTAT, krahasuar me muajin Janar 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8% pasuar nga grupi“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3%, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, etj.
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 24,7%, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet“ me 19,3%, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,4%, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 0,8% etj.
Çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë e vezë” u ulën me 5,5%, pasuar nga nëngrupet “kafe, çaj e kakao” me nga 1,3%, “mish” me 0,8% etj.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 3,7%, pasuar nga grupet “Transport” me 2,5%, “Shëndeti” me 1,6, etj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com