Pas vlerave shumë të ulëta në fillim të vitit, iflacioni i është rikthyer vlerave normale duke arritur në 2.2% në muajin shtator.
 
INSTAT ka publikuar Indeksin e çmimeve të konsumit sipas të cilit, rritja më e madhe e çmimeve krahasuar me një vit më parë vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 3,8 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike me 3,7 %, “grupi ”Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,6 % dhe grupi “Argëtim e kulturë” me 1,7 %.
 
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 14,9 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 12,8 %,

Rritja vjetore në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,35 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje, Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar secili me nga +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)