1 viktimë dhe 14 të infektuar nga koronavirusi, njëri 78 vjeç nga Lushnja! 4 te Infektivi, 10 në vetëizolim

TIRANË-Shënohen tre raste të reja me koronavirus duke e dërguar në 15 numrin në total, teksa një prej tyre, e moshuara 73-vjeç nga Durrësi ndërroi jetë, 14 të prekurit e tjerë po marrim mjekim dhe që janë në vetëizolim. 12 prej të prekurve kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar, që i infektoi, 2 janë rastet e tjera janë një në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa e moshuara 73-vjeçe ndërroi jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit Pacienti 78-vjeçar nga Lushnja ka një histori udhëtimi në Bergamo të Italisë. 4 nga të prekurit janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. "104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim" thotë ministria. 

Harta, me të kuqe zonat ku janë evidentuar të prekur me Koronavirus

Urdhri i ri i firmos nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Ogerta Manastirliu për masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19:
    
1. Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të
a.    Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
b.    Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi
2-    Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:
a.    Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
b.    Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
c.    Procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.
3-    Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu. 
4-    Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre. 
5-    Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania. 
6-    Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme. 
7-    Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Konfirmohen 3 raste të reja, i infektoi pacienti zero, shkon në 15 numri i të prekurve me koronavirus

Shënohen tre raste të reja me koronavirus duke e dërguar në 15 numrin në total, teksa një prej tyre, e moshuara 73-vjeç nga Durrësi ndërroi jetë, 14 të prekurit e tjerë po marrim mjekim dhe që janë në karantinë. Tre rastet e reja janë nga Tirana dhe lidhen me pacientin zero, të riun që erdhi nga Firence. Deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe stabël.

"Janë 238 raste të testuara dhe 15 raste pozitive, sot kemi testuar 84 raste, 50 personel mjekësor dhe infermieror, ku kanë dalë rezultatet negative. Nga rastet e tjera janë 34, 31 kanë dalë negative dhe vetëm 3 pozitive, që lidhen  me pacientin zero, dhe kontakte të para dhe të dyta që janë futur në vetëkarantinë që kur kanë telefonuar 127" tha ministrja e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se "12 prej të prekurve kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit". Gjendja shëndetësore e të prekurve sipas ministrisë së Shëndetësisë është "Katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim" thuhet në njoftim.

Ora 11:27
Rakacolli: Maska oksigjeni? Kemi me miliona (VIDEO)

Nuk ka vend për panik, pas nuk ka mungesë të maskave të oksigjenit apo të aparatëve respiratorë. Një gjë e tillë është bërë e ditë nga vetë ministria e Shëndetësisë.

'Maska oksigjeni ka me miliona. Aparatura oksigjenimi ka në çdo spital. Janë totalisht të mjaftueshme. I kemi marrë masat, se duke e ditur që në fillim si zhvillohet sëmundja kemi qenë të ndërgjegjshëm, që problemi do të ishte me sigurimin e respiratorëve. Kemi parë sa kemi në total dhe jemi në rregull. Qëveria ka vënë në dispozicion 400 milionë lekë për koronavirusin", bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Ora 11:18
Rakacolli: Kemi marrë skedat e udhëtarëve nga Rinasi, nëse një person del i prekur i zbulojmë historikun (VIDEO)

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se marrja e të dhënave të të gjithë udhëtarëve kur fluturimet me Italinë ishin të lejuara dhe jo të pezulluara, shërbejnë në këtë kohë, për të identifikuar rrugëtimin që ka bërë një person që mund të rezultojë sot me koronavirus.

"Lëvizja ka qenë e lirë, kanë ardhur të shëndetshëm dhe pa shenja. Ne që në fillim kemi kërkuar skedat e udhëtarëve me numrat e kontaktit. Ato janë marrë për këto ditë, jo për atëherë. Që nëse një person del i prekur, të vlerësonim skedën e tij për të zbuluar historikun e udhëtimit edhe vendin nga vjen", tha Rakacolli.

Kjo masë është marrë për të shmangur faktin që përgjegjësia t'i mbetet vetëm qytetarit për të treguar ose jo nëse ka qenë në Itali apo në ndonjë zonë të kuqe.

Ora 11:13
Shkon në 12 numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri (VIDEO)

Identifikohen edhe dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, njëri prej të cilëve ka lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar, ndërsa një rast i ri është konfirmuar në Lushnje. Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në komunikimin e përditshëm me mediat ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja. 

“Në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste pozitive me COVID-19. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë të identifikuar me koronavirusin e ri ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje, me histori udhetimi me Italine. Të dy rastet e reja në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës” tha Rakacolli.

Duke folur për gjendjen e tyre shëndetësore, Rakacolli deklaroi se 4 persona janë të shtruar në spital, 3 prej të cilëve në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në Spitalin Infektiv të Tiranës dhe një në terapi intensive në Durrës, ndërsa 8 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 11/03/2020 14:16

    Tashti filloi!! Zoti ndihme te gjitheve!!

    Përgjigju
  • Gezim: 11/03/2020 12:16

    Te dashur vellezer e motra mos nenvleresoni asnje rast.kushdo qe ju kerkon ndihme,kushdo qe vjen ne urgjence,ne spital ju trajtojeni ceshtjen si potencial rreziku me koronavirus duke marre masat e menjehershme duke u vene vete ne kushte te sigurta dhe ne momentin e 2 kurojeni perndryshe rrezikoni shume dhe c’do rrezik ndaj jush eshte ndaj qytetareve sepse ndihma juaj eshte jetike.mos ikni te verifikoni gjendjen mjekesore te qytetareve sikur jane raste gripi normal,jo te ekspozuar ndaj rrezikut potencial me koronavirus.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja