Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi akuzon qeverinë se njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Ai thotë se jo vetëm që qeveria shpërndau maska të skaduara, por shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura dhe mbi të gjitha, po sipas tij, e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.

"Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë! Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën.

Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë. As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë. Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës" tha Bardhi.