Informaliteti nuk ‘çrrënjoset’, u rrit me 9.2% vitin e kaluar! Afro 2000 punonjës u identifikuan në 2023

Bizneset, kërkojnë punonjës, por nuk bëjnë kompromise për kërkesat e tyre të paligjshme. Në një kohë kur pagat duhet të rriten, dhe kushtet e punës të përmirësohen, ndodh e kundërta, thellohet edhe më tej informaliteti në punësim.

Puna në të zezë, ku punëtori nuk regjistrohet, nuk sigurohet ose sigurohet me pagë minimale, u rrit gjatë vitit të kaluar.

Referuar shifrave zyrtare, bizneset vjet i shtuan shkeljet e legjislacionit të punës, pasi janë identifikuar 9.2% më shumë punonjës informal në raport me vitin 2022.

Vjet nga inspektimet e bëra nga Inspektoriati i Punës janë identifikuar 1,965 punëmarrës informal nga 1.799 punonjës që ishte numri në vitin 2022.

Tregtia, ku përfshihet edhe sektori i bareve, restoranteve, hoteleve apo shërbimeve të tjera kanë pasur numrin më të madh të punonjësve informal me 965 të tillë, ndjekur nga ndërtimi me 489 dhe më pas industria prodhuese ku përfshihet dhe fasoneria me 328 punonjës informal.

Përtej mos deklarimit të punonjësve, një gropë më e madhe financiare dhe me dëme të parikuperueshme është ajo e sigurimit të punonjësve, për shkak se 20% e të punësuarve që u inspektuan vjet kishin rroga minimale.

Problemi i mos deklarimit real të punonjësve vijon prej vitesh, ku bizneset për të shmangur pagesën e lartë të kontributeve, apo dhe të tatimit, i deklarojnë punonjësit me pagë minimale, duke paguar më pak kontribute për ta, dhe pjesën tjetër të pagës ua japin në dorë.

Në raport thuhet se vjet nga 201.678 punonjës që kishin 9820 ndërmarrjet e inspektuara rreth 40,879 punonjës ishin me pagë minimale.

Mos deklarimi real i pagave, po dëmton të ardhmen e qytetarëve, pasi ndikon direkt në vlerën e pensionit, për shkak se sa më të ulta të jenë sigurimet, aq më pak do të dalë vlera e pensionit në të ardhmen.

Bazuar në statistikat zyrtare të Inspektoriati të Punës, në vitin 2023, rreth 32.4% e shkeljeve të legjislacionit të punës vjet kishin si shkak informalitetin, ku përfshihet mos deklarimi i punonjësve, mos-pagesa e sigurimeve apo deklarimi jo real i pagave.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 31/03/2024 19:46

    mund te kete nje zgjidhje edhe pse personalisht nuk e shoh te arsyeshme qe punonjes me page minimale te lejohen vetem ato me kontrate te kufizuar pune dhe stazh kualifikues dy ose 3 vite edhe 5

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot