Që nga miratimi i Ligjit në shtator të vitit 2014, qytetarët shqiptarë kanë paraqitur pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 1407 ankesa, ku vetëm në 9-mujorin e fundit janë trajtuar 423 ankesa, të cilat në 90% të rasteve janë zgjidhur në favor të qytetarëve shqiptar.
Për çështjet e të drejtës së informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale i ftuar në studion e Report TV ishte Z. Besnik Dërvishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Dervishi tha se media ka një rol tejet të rëndësishëm dhe është partneri kryesor i informimit, por që nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur.
“Media ka një rol tejet të rëndësishëm. Media nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur të drejtës së informimit, edhe pse është partner kryesor”, tha Dervishi.
Më tej, Komisioneri për të Drejtën e Informimit foli për sfidat me të cilat mund të përballet media në të ardhmen.
"Kemi disa sfida, më vjen mirë që me 3 vjet aktivitet jemi bërë pjesë e forumeve më të rëndësishme ndërkombëtare. Zyra e Komisionerit sot ftohet në aktivitete ndërkombëtare, jo më larg se më datë 28 ajo ishte e ftuar në Gjermani, për eksperiencën e portalit “Pyetshtetin.al”, që ne kemi krijuar dhe ku qytetarët mund të drejtohen për çdo problematikë. Ne kemi krijuar vetëm fazën e parë, por në fazën e dytë dhe të tretë ky portal do jetë një model. Objektivi ynë kryesor është që ne të mbetemi të papunë, të mos kemi më ankesa, të plotësojmë të gjitha detyrimet e ligjit, sepse nuk ka asnjë pengesë. Çdo gjë që është zyrtare është publike. Pikërisht pse është zyrtare, ajo është publike. Ne duam t’i ndërgjegjësojmë qytetarët. Nëse në vitin e parë, ka qenë shoqëria civile që ka pasur numrin më të madh të ankesave, kahu ka kaluar te qytetarët, pra është rritur numri i ankesave që vijnë nga qytetarët”, sqaroi më tej Dervishi.
Dervishi: Të evitojmë të pavërtetat dhe gjërat e pakëndshme
Në studion e Report Tv, Besnik Dervishi foli dhe për numrin e lartë të portaleve online në vend, ku numërohen mbi 600.
Dervishi tha se kohë më parë u përgatit një projektligj, që do të kontrollonte portalet, si dhe iu jepte qytetarëve të drejtën e ankimit në një institucion të pavarur.
Sipas tij, ky pr/ligj do të sillte një garanci për shqiptarët dhe për të vërtetën, por nuk u zbatua, pasi nuk mori mbështetjen e duhur.
Ndër të tjera, Dervishi shtoi se pr/ligji për portalet shqiptare duhet të zbatohet, pasi herë pas here ka lajme të pavërteta.
“Unë nuk jam eksperti i duhur. Disa kohë më parë është përgatitur një përligj, që ishte pozitiv, sepse në fund të fundit i jepte të drejtën kujtdo, qytetarëve në radhë të parë, që të kishin të drejtën e ankimit në një institucion të pavarur, nga ana tjetër, kontrollonte portalet. Kjo detyrë u propozua t’i ngarkohej Zyrës së Informimit, sepse mund të ishte i vetmi institucion që kishte kompetencën e duhur për të bërë një vlerësim. Ky pr/ligj nuk mori mbështetjen e duhur dhe nuk u zbatua. Do sillte një garanci më tepër për shqiptarët dhe për të vërtetën. Për/ligji për portalet shqiptare duhet të zbatohet. Herë pas here ka lajme të pavërteta. Duke u rregulluar me ligj, mund t’i evitojmë çdokujt gjëra të pakëndshme dhe të pavërteta. Jo një ligj për të kontrolluar veprimtarinë e medias, por mediat duhet të kenë një garanci ligjore, dhe kjo është gjëja më e thjeshtë”, tha Dervishi.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO