Shtatë bashki në Shqipëri do të kenë mundësi në të ardhmen që të përmirësojnë cilësinë e ujit dhe t’i ofrojnë komunitetit ujë më të sigurt dhe me kosto të arsyeshme. Për shtimin e furnizimeve me ujë dhe përmirësimine  cilësisë së tij, qeveria shqiptare dhe ajo zviceriane nënshkruan një marrëveshje me një fond prej 11.6 milionë euro, grant nga qeveria e Bernës, për cilësinë e ujit në disa bashki të vendit. “Me këtë marrëveshje u vihet në ndihme 7 bashkive për çështjen e ujit”, tha ministri i Financave Shkëlqim Cani. Nga ana e tij, ambasadori zviceran Christoph Graf, tha se me të synohet të përmirësohet cilësia e jetës për rreth 400 mijë banorë për shtatë bashki: Kamëz, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Librazhd, Gjirokastër dhe Delvinë. Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadori zvicerian në Tiranë Christoph Graf dhe dy ministrat shqiptart, të Financave, Shkëlqim Cani dhe të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)