Ingridi dhe Çiljeta: Nuk ndahen nga njëra-tjetra

Ingridi dhe Çiljeta: Nuk ndahen nga njëra-tjetra
Një tjetër çmim i rëndësishëm i "Netëve të Klipit", ka qenë edhe ai i Produksionit, të cilin e morën dy mikeshat, Ingrid Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga, me këngën “Mike dhe Rivale”.

Të dyja këngëtaret u shprehën shumë të kënaqura për këtë çmim. Ato nuk janë ndarë për asnjë çast nga njëra-tjetra, duke qëndruar gjithmonë bashkë. Çiljeta kishte veshur një fustan të kuq dhe ka performuar në skenë këngën e saj të fundit “Maria”.
Ndërkohë që të premten në mbrëmje ajo ka inaguruar edhe butikun e saj, “Just Çiljeta”. Ndërsa Ingridi edhe pse ka pak kohë që ka sjellë një jetë djalin e saj, Paridin, dukej në formë të mirë fizike.
Ajo ishte veshur me të zeza dhe ka shkëlqyer gjatë gjithë mbrëmjes. Në një nga fotot ajo shfaqet e menduar. Për kë mendon Ingridi, ndoshta për vogëlushin e saj, të cilin nuk e lë asnjëherë vetëm?! 

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën