Ingrit Gjoni është një nga këngëtaret shqiptare që pavarsisht se është tërhequr nga bota e muzikës, vihet shumë herë në qendër të mediave rozë. Ditën e sotme ylli shqiptar feston ditëlindjen e saj të 37-të dhe ka mbledhur në shtëpi miqtë e saj më të ngushte. Në postimet e bëra nga Xhani Demika, i cili njihet si menaxheri i VIP-ave, shihet Anna Lika, Genta Gjalpi, Rozana Radi dhe disa të tjerë.
Bie në sy ambjenti mjaft i ngrohtë i shtëpisë së këngëtares, e cila e ka zbukuruar me shumë drita duke qenë se jemi në vigjilje të festive të fundivitit. Vihet re që tavolina e darkës është e dekoruar me ngjyrë të kuqe, dhe muzika në sfond nuk mungon.