Iniciativa / Danimarkë, tepricat e
taksave në ndihmë të refugjatëve

Iniciativa / Danimarkë, tepricat e<br />taksave në ndihmë të refugjatëve
Një danez po nxit njerëzit të dhurojnë një sasi të vogël parash, të cilëve atyre u është rimbursuar nga autoriteti i taksave.

Një gabim në përllogaritjen e taksave bëri që agjencia Skat të rimbursojë 900 mijë danezë, ku shumica më pak se 8 dollarë.

Njëri prej tyre është Jonas Klitgaard Hansen. “Shumë njerëz as që u intereson shuma e rimbursuar, prandaj mendova që këto para të shkojnë për ata njerëz që kanë nevojë”, thotë ai.

Hansen ka hapur një faqe online ku njerëzit mund të kalojnë rimbursimin nga taksat për Këshillin e Refugjatëve në Danimarkë. Në dy ditë janë dhuruar 37 mijë dollarë.

Qeveria e re e qendrës së djathtë në Danimarkë ka bërë të ditur së fundmi se do të ketë shkurtime të mëdha për përfitimet e azilkërkuesve.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi