Italia dhe disa vende evropiane vazhdojnë administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID! Iniciativa e Draghit, Green Pass për të gjitha vendet e punës

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19 në vend dhe për të shtuar ndjeshëm shkallën e të vaksinuarve qeveria italiane e drejtuar nga Mario Draghi ka shprehur iniciativën për të zgjeruar përdorimin e detyrueshëm të Green Pass në të gjitha ambientet e punës. Duke mos u kufizuar vetëm në punonjësit e administratës publike dhe sektorët në të cilët është parashikuar tashmë për bare, restorante, palestra, trena dhe aeroplanë. Iniciativa e Kryeministrit Italian për të zgjeruar përdorimin e Pasaportës së Shëndetit me detyrim në të gjitha ambientet e punës, Një dekret-ligj, i përbërë nga një artikull i vetëm, duhet të mbërrijë në tryezën e CDM-së të enjten e ardhshme, pas dhomës së komuneve, e cila duhet të parashikojë zgjatjen e lejes së gjelbër për punonjësit e sektorit shtetëror dhe sektorit privat. Deputetët e shumicës kanë hedhur poshtë amendamentet për Green Pass gjatë diskutimeve në Dhomën e Komuneve. Iniciativën për hedhjen poshtë të këtyre amendamenteve e kishte marrë Lega.

Në një kohë kur diskutimi për Green Pass shtohet Italia do të administrojë dozat e treta kundër COVID-19, në përpjekje për të mbrojtur personat të cilët janë më të rrezikuar.

"Doza e tretë e vaksinës së COVID-19 në Itali,  do të fillojë të administrohet që në shtator me pacientë të rrezikuar, si ata të cilët kanë vuajtur nga tumori më parë apo kanë kryer transplantim. EMC dhe ECDC tashmë kanë shprehur mendimin e tyre për këtë çështje”, tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Njëjtë si Italia, një masë të tillë e kanë marrë edhe Franca, Qipro, Izraeli, Gjermania, Republika  Çeke dhe Mbretëria e Bashkuar.

Edhe pse thirrjet e OBSH-së kanë qenë të vazhdueshme për shmangien e një doze të tretë deri sa të ketë vaksinim të plotë edhe në vendet e varfra, vendet perëndimore kanë ecur përpara në planin e tyre të vaksinimit.

Bazuar në të dhënat e deritanishme 40.4% e popullsisë së botës ka marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID, por vetëm 1.8% e njerëzve nga vendet e varfra kanë marrë paktën një dozë. 5.49 miliardë doza janë administruar globalisht dhe 32.11 milion çdo ditë.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja