/ATSH/. - Lionel Messi është lojtari i vetëm që e meriton Topin e Artë. Kështu mendon mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta. Ylli argjentinas, së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Manuel Neuerin janë finalistë për këtë çmim.

"Për mua, kandidati i vetëm që e shoh për Topin e Artë është Leo. Secili e ka opinionin e tij dhe është i lirë që ta thotë", ka deklaruar Iniesta për të përditshmen sportive madrilene Marca

"Topi i Artë nuk vendoset nga trofetë, por nga votat e njerëzve, të cilët mendojnë se lojtari e meriton sepse është më i mirë. Për mua, numri një është vetëm Leo. Sot dhe gjithmonë", theksoi mesfushori spanjoll.