Injoranca e Ilir Metës për Kakavijën

Injoranca e Ilir Metës për Kakavijën

Presidenti Ilir Meta

Pasi kaloi fundjaven ne Himare e Pilur duke pire raki, Ilir Meta veshi sot kostumin e Presidentit dhe doli ne nje konference shtypi per te leshuar akuzat e rradhes ndaj Edi Rames dhe qeverise shqiptare. Objekti i sulmit te sotem ishin rradhet e gjata ne Kakavije. Duke akuzuar qeverine se nuk kishte informuar ne kohe dhe aq sa duhet shtetasit shqiptare per rregullat e reja qe kishte vendosur shteti grek per kalimin e kufirit. Gjithashtu, Presidenti pretendonte se testi PCR duhet te ofrohet falas nga qeveria shqiptare. Ne fakt dalja e sotme e Ilir Metes, per kedo qe eshte ne brendesi te ngjarjeve te diteve te fundit, tregon sa jashte loje dhe siperfaqesor eshte Presidenti yne. Rradhet e medha ne Kakavije erdhen pikerisht nga informimi qe iu be qytetareve per ndryshimin e rregullave nga pala greke. Te mireinformuar, te gjithe ata qe do te udhetonin ditet e ardhshme nga Shqiperia ne Greqi, u siguruan te drejtoheshin me ngut drejt kufirit per te kaluar perpara dates 17, date kur hynin ne fuqi rregullat e reja: karantinimi 14 ditor, kuotat dalese dhe kerkesa per formular aplikimi dhe certifikate te testimit PCR. Nese do te kishte qene sic pretendon Ilir Meta, pra nese qytetaret do kishin qene te painformuar, nuk do te ndodhnin as rradhet e gjata, pasi njerezit do t’i drejtoheshin kufirit me ritme normale, si gjate gjithe javeve te fundit.

Tani le te vijme te testi PCR, ose tamponi sic njihet ne gjuhen e perditshme. E verteta eshte se shteti grek e njeh testimin e institucioneve te certifikuara shqiptare, publike dhe private. Por njesoj sic ka vepruar me Izraelin, Turqine, Bullgarine, Maqedonine e Veriut, edhe me Shqiperine Greqia ka zgjedhur qe per nje periudhe te pare disaditore, t’i testoje edhe vet individet qe hyjne ne kufi, pavaresisht se ata jane te pajisur me certifikaten e testimit ne vendin e tyre te origjines. Pala greke e aplikon kete procedure per te kontrolluar efikasitetin e testimit te vendeve nga udhetojne individet dhe ne rast perputhshmerie, ata (autoritetet greke) mjaftohen vetem me certifikaten e testit te origjines. Dhe kjo procedure nuk eshte vetem per shqiptaret, por per kedo. Kedo. Ndaj ne rastin e Shqiperise, problemi nuk ishte se nga e enjtja ne te diele qytetaret qe kerkonin te kalonin kufirin nuk kishin kryer testin. Greqia as nuk e kerkonte testin. Si me test te kryer ne Shqiperi, si pa test, ata njesoj do duhet te testoheshin ne piken kufitare, cka sillte ngadalesim te procedures dhe rradhe edhe me te gjata.

Ilir Meta sugjeron qe kujtdo qe del nga Shqiperia t’i behet testi PCR falas. Kur vjen puna te testimi ne kufij, vende te ndryshme kane strategji te ndryshme. Disa vendosin te testojne kedo qe hyn ne kufijte e tyre. Disa nuk e aplikojne testimin. Sigurisht, ata qe vendosin te testojne personat mberrites e ofrojne kete test falas. Ky eshte rasti i Gjermanise, Italise apo Greqise. Vende te tjera si Franca, Britania apo Spanja deri me sot nuk testojne individet qe hyjne ne territorin e tyre. Parimi eshte i qarte: nese nje vend vendos te testoje ne hyrje, merr persiper edhe kostot. Perndryshe nuk ka asnje fije llogjike qe nje vend te marre persiper kostot e testimit vetem se nje vend tjeter ka vendosur kete procedure. Por gjithesesi, sot eshte e hene. Rradhet kane mbaruar. Njerezit kalojne lirshem ne kufij. Ilir Meta eshte kthyer ne zyre e ka nevoje per konfliktin e rradhes. Ka dhe nje Ambasadore te shkarkuar, por ende ne detyre ne Athine qe e furnizon me letrat e rradhes.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 17/08/2020 22:49

    Meta hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë